Grabovci: EULEX-i ka njerëz të cilët duan të na përçajnë
Prishtinë, 3 dhjetor - Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci në një intervistë për Tribuna Shqiptare është shprehur se është shumë i zhgënjyer nga EULEX-i pas publikimit të incizimeve, në të cilat ai është subjekti kryesor.
Jam i bindur se në përbërjen e EULEX-it ka njerëz të cilët duan të na përçajnë. Kurrë nuk kam besuar se ndërkombëtarët, ata të cilët ne ua kemi dhënë besimin për të pasur rend dhe ligj, janë shkelësit më të mëdhenj të rendit dhe të ligjit, ka thënë Grabovci.
Publikimi i incizimeve, sipas tij është shkelje e rëndë e privatësisë, ndërsa nuk ka lënë të kuptojë se do të kërkonte falje, ashtu siç ka kërkuar kryeparlamentari Jakup Krasniqi.