Grabovci: Deputetët e bllokut do votojnë PDK-në
Prishtinë, 27 gusht - Nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.
Pavarësisht qëndrimit të bllokut LDK-AAK-Nisma se në asnjë mënyrë nuk do të votojnë kandidatin e PDK-së për tu zgjedhur kryetar i Kuvendit, nënkryetari i kësaj partie, Adem Grabovci, ka thënë se deputetë të këtij blloku do ta votojnë kandidatin e PDK-së, dhe më pas edhe Qeverinë.
Në një bisedë për gazetën pas publikimit të aktgjykimit, ku Gjykata Kushtetuese i ka dhënë të drejtë PDK-së që ta nominojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, Grabovci ka theksuar se kjo parti i ka votat nga deputetët e bllokut opozitar.
Absolutisht, pa asnjë fije dyshimi. Unë aspak nuk dyshoj në këtë dhe e them me siguri të madhe se ne e kemi shumicën e votave për ti kaluar të gjitha këto vendime dhe për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës, ka thënë Grabovci. /Koha