Gorani: Qeveria gjithëpërfshirëse, joreformiste
Në intervistën për Epokën e re Dukagjin Gorani ka thënë se qëllimi i një qeverie gjithëpërfshirëse do të ishte stabiliteti ndërpartiak në Kuvend, e jo angazhimi për reforma legjislative, politike apo ekonomike.
Gorani ka treguar se e vetmja dobi nga një qeveri gjithëpërfshirëse do të ishte vazhdimi i procesit të dialogut me Serbinë dhe BE-në rreth marrëveshjes për Stabilizim dhe Asociim (MSA).
/epoka e re/