Gorani: Mospajtimet mund ta dëmtojnë kauzën e opozitës
Prishtinë, 31 mars - Analisti politik, Dukagjin Gorani i ka vlerësuar të pritshme mospajtimet e fundit mes lëvizjes Vetëvendosje dhe AAK-së, pasi sipas tij, këto dy parti dallojnë shumë mes vete.
Pavarësisht kësaj, Gorani për Epokën e re, ka thënë se do të ishte mirë të tejkalohen këto mospajtime por, jo me çdo kusht.
Ai ka deklaruar se këto mospajtime mund ta dëmtojnë kauzën e opozitës, por, sipas tij, humbëse e madhe mund të jetë AAK-ja.
Opozita nuk shpërbëhet nëse AAK-ja e braktis atë. Këtë mund ta bëjë vetëm Vetëvendosja, duke qenë partia më e madhe dhe bartësja tradicionale e frymës opozitare, ka thënë Gorani.