Goranët e Kosovës pajisen me pasaporta bullgare
Sfoje, 22 mars - Autoritetet bullgare së fundi kanë nisur një fushatë për pajisjen e komunitetit goran në Kosovë me shtetësi dhe pasaporta bullgare.
Burime për agjencinë e lajmeve INA theksuan se përfaqësues të Qeverisë bullgare theksojnë se komuniteti goran është me origjinë bullgare dhe jo maqedonase dhe se atyre i ofrohen pasaportat joshëse me qëllim të mundësisë më të mirë për t`u punësuar në vendet e BE-së.
Gjithashtu ofertat janë edhe për të rinjt goran, të cilëve u mundësohen bursa falas për studime në universitetet e Sofjes dhe Plovdivit.
Shqetësimi rreth kësaj është paraqitur edhe nga një shoqatë Maqedono-gorane, me ç`rast përfaqësuesi i saj, Avni Rahti ka deklaruar se deri tani mbi 100 goranë janë pajisur me shtetësi bullgare, që sipas tij ata i takojnë komunitetit maqedonas.
Ai ka deklaruar se për çdo ditë rritet numri i atyre që deklarohen për bullgarë, dhe se tashmë është vënë edhe një linjë udhëtimi nga Dragashi deri në Sofje.