06 Maj 2024

GND nesër vendos për përfundimin e mbikëqyrjes së pavarësisë

Prishtinë, 9 shtator - Grupi Ndërkombëtar Drejtues (GND) pritet që nesër në Prishtinë, të marrë vendim për përfundimin e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësië së Kosovës.

Ky grup, përbëhet nga 23 shtete evropiane, Shtetet e Bashkuara dhe Turqia. Të gjitha vendet anëtare të GND-së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

Qëllimi i këtij grupi ishte implementimi i plotë i Propozimit Gjithëpërfshirës për Zgjidhjen e Statusit të Kosovës, dokument ky që ishte përgatitur nga i dërguari special i OKB-së, Marti Ahtisari, më 26 mars të vitit 2007.

Zyrtarët e lartë vendës dhe ndërkombëtar kanë vlerësuar se kjo është një ditë jashtëzakonisht e rëndësishme për Kosovën.

Deklarata e Pavarësisë së Kosovës u shpall më 17 shkurt 2008.

Tashmë, Kuvendi i Kosovës e ka miratuar pakon e ndryshimeve kushtetuese, me të cilat shpallet përfundimi i mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë.

Në takimin e nesërm pritet edhe vendimi për mbylljen e Zyrës Ndërkombëtare Civile.

/rel/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)