GLPS prezanton të metat kryesore që raporti i KE-se adreson
Prishtinë, 30 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon panelin e diskutimit me temë “Të rikujtojmë të dukshmën - Raporti i Komisionit Evropian për Kosovën”.
Ky panel diskutimi ka për qëllim të vë në diskutim Raportin vjetor të Komisionit Evropian për Kosovën.
Në këtë diskutim panelistët dhe pjesmarrësit tjerë do fokusohen në analizimin e të gjeturave kryesore të Raporti të Vendit 2019, si dhe do të identifikojnë mesazhet kryesore që Komisioni Evropian dërgon për Kosovën.
Ndër të tjera, panelistët, do të vënë në pah se cilat, në raportin e Komisionit Evropian, ishin arritjet, dështimet dhe prioritetet e munguara të cilat i kanë pamundësuar Kosovës, edhe këtë vit, që të qartësoj rrugën e saj drejt BE-së.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj një raport të shkurtër, i cili diskuton, nën përspektivën e GLPS-së, të metat kryesore që Raporti i Vendit për vitin 2019 adreson.
Natyrisht, duke njohur si të domosdoshme, GLPS do ofroj edhe një listë rekomandimesh të cilat mëtojnë ta ndhmojnë Kosovën (apo institucionet gjegjëse) që të rifillloj rrugën e saj drejt BE-së dhe të ndjek atë, pavarësisht politikës ditore dhe axhendave partiake.