GLPS prezanton të gjeturat nga zbatimi i planit kombëtar për MSA-në
Prishtinë, 5 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon sot konferencën për Media në te cilën do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën “Zbatimi i Planit Kombëtar për MSA-në: Cili është progresi i institucioneve gjatë pjesës së dytë të vitit 2017?”.
Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e obligimeve të dala nga MSA-ja, të monitoruara nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.
Vlerësimi përmban informacion të detajuar mbi progresin dhe sfidat në përmbushjen e objektivave të Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) për periudhën e dytë të vitit, si dhe për zbatimin e PKZMSA-së në tërësi për 2017.
Planin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së (PKZMSA) mbetet dokumenti kryesor i politikave për integrimin e Kosovës në Bashkimin Evropian. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme që të gjitha institucionet përgjegjëse të kryejnë detyrat brenda afateve kohore të përcaktuara me këtë plan.