GLPS prezanton të gjeturat e monitorimit të MSA-së
Prishtinë, 27 shkurt - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon sot tryezën e diskutimit me temë "Një vit pas hyrjes në fuqi të MSA-së: A jemi me afër integrimit në BE?".
Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutojë progresin e deritanishëm në realizimin e objektivave që dalin nga Plani i Veprimit për Zbatim të MSA-së (PKZMSA), sfidat e paraqitura deri më sot dhe rolin e institucioneve kyçe për të zbatuar reformat e kërkuara nga Marrëveshja për Stabilizim Asociim në planin afatshkurtër.
Në fillim të diskutimit, Grupi për Studime Juridike dhe Politike do të prezantojnë disa nga të gjeturat e monitorimit të vazhdueshëm një vjeçar të PKZMSA-së.
Të gjeturat e monitorimit do të shoqërohen me rekomandime konkrete në lidhje me rolin që duhet të luaj i gjithë spektri institucional dhe politik për ta bërë më të lehtë zbatimin dhe për të rritur përgjegjësinë e institucioneve publike në këtë proces.
Ndër të tjera, ky panel do të reflketojë mbi a) rolin e deritanishëm të MSA-së si mjet drejt integrimit, b) koordinimin e institucioneve kyçe në zbatimin e aktiviteteve në kuadër të MSA-së, si dhe c) gatishmërinë e institucioneve përgjegjëse për të implementuar masat e parapara me MSA-së.