GLPS prezanton analizën për integrimin e sistemit të drejtësisë në veri
Prishtinë, 20 nëntor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon panelin e diskutimit me temë “Integrimi i Gjyqtarëve dhe Prokurorëve Serb në Sistemin e Drejtësisë në Veriun e Vendit”.
Ky panel diskutimi synon të ofrojë perspektivën e të gjithë akterëve relevant mbi efektet që ofron Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin, problemet procedurale, sfidat dhe mangësitë e sistemit të deritanishëm dhe atij që tentohet të krijohet.
Në fillim të diskutimit, GLPS do të prezantoj Analizën e titulluar: “Drejt Jugut: Integrimi i Sistemit të Drejtësisë në Veriun e Kosovës sipas Marrëveshjes së Brukselit”.
Kjo Analizë trajton procesin e arritjes së Marrëveshjes së Brukselit për Drejtësinë, përmbajtjen e saj dhe rolin e saj në integrimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve serb në sistemin e drejtësisë në vend.
Fokus i veçantë i është kushtuar zbatimit të kësaj marrëveshjeje, veprimeve të ndërmarra deri më tani si dhe vështirësive të paraqitura gjatë këtij procesi.
Për më tepër, analiza shërben si mënyrë e shpërfaqjes së efekteve pozitive dhe negative që Marrëveshja e Brukselit për Gjyqësorin krijon në tërësi.