GLPS, GAP dhe PIPS prezantojnë zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane
Prishtinë, 28 prill - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS), Instituti GAP dhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike (PIPS), organizojnë konferencë për media në të cilën do të prezantohen të gjeturat nga monitorimi mbi temën: “Zbatimi i objektivave të dala nga Agjenda për Reforma Evropiane (ERA): Cili është progresi i institucioneve gjatë vitit 2017?”.
Rezultatet nga ky vlerësim janë pjesë e procesit të monitorimit të punës së institucioneve të Republikës së Kosovës në përmbushjen e këtyre obligimeve, për vitin 2017.
Më konkretisht, vlerësimi përmban informacion të detajuar mbi progresin dhe sfidat në përmbushjen e obligimeve në Planin e Veprimit për zbatimin e prioriteteve kyçe të ERA-së për këtë periudhë.
ERA përcakton prioritetet afatshkurtra për përmbushjen e obligimeve që rrjedhin nga MSA-ja në fushat e (I) qeverisjes së mirë dhe sundimit të ligjit, (II) konkurrueshmërisë dhe klimës së investimeve, dhe (III) punësimit dhe arsimit.