GLPS do i propozoj qeverisë disa nga veprimet më urgjente që duhet ndërmarrë
Prishtinë, 10 prill - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon konferencën për media me temë “Disa nga veprimet më urgjente për Qeverinë Kurti II”.
Qeveria e Kosovës pritet të ballafaqohet me një numër çështjesh të rëndësisë së lartë, e në veçanti me menaxhimin e situatës pandemike në vend dhe sanimin e pasojave që u shkaktuan tashmë për më shumë se një vit.
Në të njejtën kohë sipas GLPS-se, Qeveri e Kosovës pritet të angazhohet edhe në një sërë procesesh të tjera shumë të rëndësishme për vendin.
Në rrafshin e brendshëm, rimëkëmbja ekonomike mbetet fokusi kryesor i qeverisë. Të rëndësisë së njëjtë mbesin edhe reforma në sistemin e drejtësisë, në administratën publike, arsim dhe mbrojtje të ambientit.
Kurse në rrafshin e jashtëm, mbetet prioritet dialogu me Serbinë, shërbimi i jashtëm, perspektiva evropiane, dhe jo vetëm.
Në këtë konferencë për media, GLPS do i propozoj qeverisë disa nga veprimet më urgjente që duhet ndërmarrë qysh nga fillimi i mandatit.