26 Dhjetor 2024

GLPS diskuton mbi reformën e agjencive në Kosovë

Prishtinë, 19 maj - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) organizon sot tryezën e diskutimit me temë "Reformat e Agjencive në Kosovë": me fokus të veçantë në reformën e Agjencive të Pavarura Rregullatore” (APR).

Kjo tryezë diskutimi ka për qëllim të diskutoj mbi reformën e agjencive në Kosovë, me fokus të veçantë për reformën e APR-ve.

Kjo reformë, është nisur disa vite me parë dhe ende ka sfida në zbatimin e saj.

''Thënë ndryshe përderisa kemi reformë në reduktim të ministrive kjo nuk është duke ndodh edhe me agjencitë të cilat përveç që janë shumë në numër disa nga to ushtrojnë funksione ekzekutive në kuadër të Kuvendit të Kosovës e që  e bëjnë të diskutueshëm vet parimin kushtetues të ndarjes së pushtetit, ndërsa në të tjerat mungon komplet llogaridhënia'', thekson GLPS.

Duke ditur kompleksitetin e reformës së agjencive GLPS ka përgatitur një dokument me Shënim Politikash i cili diskuton rreth reformave që duhet të bëhen në tipin më kompleks të agjencive e që janë APR-të.

Në fillim GLPS do të flas rreth kësaj reforme më saktësisht rreth definimit të APR-ve, bazës kushtetuese dhe ligjore, gjendjes aktuale e më pastaj rreth propozimeve konkrete se si duhet të bëhet reforma e APR-ve.

Në vazhdim, panelistët dhe pjesëmarrësit do ftohen të diskutojnë mbi këto propozime, sfidat dhe veprimet e ardhshme, që do siguronin një proces kredibil të reformave në agjencitë sidomos ato të tipit APR.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)