GLPS dhe ÇOHU shpalosin Ligjin e ri për Qasje në Dokumente Publike
Prishtinë, 2 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Organizata ÇOHU! organizojnë konferencën për media me temë “Përpjekje apo reformë: Ligji i ri për Qasje në Dokumente Publike”.
E drejta e qasjes në dokumente publike eÌshteÌ e drejteÌ themelore e çdo njeriu dhe element thelbeÌsor peÌr njeÌ qeverisje teÌ mireÌ.
Zbatimi I të drejtës për të u informuar konsiderohet parakusht për jetësimin e të drejtave të tjera.
Për rregullimin më të mirë të kësaj fushe, është draftuar Ligji i ri për Qasje ne Dokumente publike I cili ka hyrë ne fuqi në Korrik të vitit 2019.
Në këtë konferencë, GLPS dhe ÇOHU! do të shpalosin të gjeturat e analizës ligjore “Përpjekje apo Reformë?- Një analizë hyrëse e Ligjit të Ri mbi Qasjen në Dokumente Publike” dhe katalogut me përgjigjet më skandaloze të institucioneve publike.
Të gjeturat e analizës do të kenë fokusin në risitë e rregullimit të ri ligjor në këtë fushë, krahasimet me legjislacionet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe krahasimin me ligjet vendore që ndërthuren në këtë fushë.
Ndërkaq të gjeturat e katalogut do të shërbejnë për përmirësimin e praktikave aktuale të qasjes në dokumente publike.
Poashtu GLPS dhe ÇOHU! do të ofrojnë një sërë rekomandimesh në meÌnyreÌ qeÌ teÌ adresohen risiteÌ, paqarteÌsiteÌ e paraqitura dhe teÌ ploteÌsohen teÌ gjitha vakumet ligjore.