GLPS dhe Çohu diskutojnë për reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë
Prishtinë, 11 dhjetor - Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe organizata Çohu organizojnë tryezën me temë 'Reforma në sistemin e drejtësisë në Kosovë - Drejtësia 2020 dhe procesi i rishikimit funkional të sistemit të drejtësisë".
Tryeza në fokus do të ketë diskutimin mbi reformën e sistemit të drejtësisë në Kosovë, si dhe sfidat e deritanishme me të cilat sistemi gjyqësor dhe prokurorial është ballafaquar vazhdimisht.
Një theks i veçantë do vihet mbi reformat e numërta të ndërmarra gjatë viteve të fundit, përshfirë procesin e rishikimit funksional dhe iniciativën e fundit të Ministrisë së Drejtësisë – Drejtësia 2020.
Ndër të tjera, panelistët do kenë mundësinë të diskutojnë edhe mbi prioritetet legjislative për qeverinë e ardhshme si dhe proceset e rëndësishme të integritetit, siç është vetingu në sistemin e drejtësisë.
Pjesë e panelit do të jenë përfaqësues të institucioneve kompetente, përfshirë Ministrinë e Drejtësisë, përfaqësues nga partitë kryesore politike në vend, shoqërisë civile, ekspert të fushës dhe komunitetit ndërkombëtar.