27 Dhjetor 2024

Glauk Konjufca zgjedhet kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës

Prishtinë, 22 mars - Me 69 vota pro, 33 kundër, Glauk Konjufca, nga Lëvizja Vetëvendosje, është zgjedhur kryetar i legjislaturës së tetë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi më pas ka zgjedhur edhe tre nënkrytarët nga partitë me shumicë shqiptare: Saranda Bogujevcin nga Lëvizja Vetëvendosje, Bedri Hamzën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Kujtim Shalën nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetarët e rinj, nga partitë me shumicë shqiptare, janë zgjedhur me 107 vota për dhe gjashtë vota kundër.

Nga komuniteti serb, nënkryetar është zgjedhur Sllavko Simiq, derisa nënkryetar i pakicës joserbe është zgjedhur deputeti Bekim Arifi.

Të dy këta nënkryetarë janë zgjedhur me 91 vota për, gjashtë kundër dhe dhjetë abstenime.

Konjufca, u është drejtuar qytetarëve nga karrigia e kryeparlamentarit i cili është zotuar se gjithë deputetët e Kuvendit do të jenë të barabartë.

''Zotohem se do ta kryej detyrën time me nder, me përgjegjësi dhe përkushtim. Për mua nuk do të ketë deputetë të kësaj apo asaj partie, për mua do të ketë deputetë të barabartë të popullit të Koëovës, sepse kështu jemi”, tha Konjufca.

Tutje, ai ka mbyllur seancën konstituive të Kuvendit, duke shtuar se për seancën e ardhshme për formimin e Qeverisë do ta njoftojë opinionin me kohë.

“Po i falënderojmë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa votuar ata as ne nuk do të mund të vinim këtu, na priftë e mbara në punët që na presin dhe në këtë rast po e shpall të mbyllur këtë seancë, kurse për seancës e zgjedhjes së Qeverisë do tju lajmërojmë me kohë”, tha ai.

Glauk Konjufca është zgjedhur sot Kryetar i Kuvendit të Kosovës, 69 deputetë kanë votuar pro, 33 kundër dhe asnjë asbtenim.

Kundër tij kanë votuar deputetët e PDK-së, LDK-së dhe Listës Serbe. Vota ka marrë nga deputetët e AAK-së, minoriteteve tjera shumicë dhe Xhavit Halitit të PDK-së. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)