Glauk Konjufca: Qeveria e interesuar ta rrëzoj vetën
Prishtinë, 22 mars - Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, thotë se që në fillim të kësaj legjislature Kuvendi është përballur me shumë probleme.
Për Epokën e re ai tha se të vetemet momente kur Kuvendi ka pasur pjesëmarrje mbi 80 për qind të deputetëve në seanca kanë qenë marrëveshjet me Serbinë.
Konjufca ka deklaruar se shumë herë është dashur të rrëzohet Qeveria në mënyrë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.
Ai tha se veprimet e fundit të LDK-së, e të AAK-së, janë në interes të kësaj Qeverie.
Sipas Konjufcës, Qeveria është e interesuar ta rrëezoj vetën para vjeshtës.