27 Dhjetor 2024

Gjykimi i Albin Kurtit shtyhet për datën 22 Shkurt

Prishtinë, 15 shkurt - Sot në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë, një panel i përbërë prej gjykatësve të EULEX-it dhe gjykatësve të Kosovës vendosën që gjykimi i Albin Kurti të shtyhet për datën 22 Shkurt 2010. 

Arsyeja e shtyerjes ishte që të pandehurit t’i jepet një kohë e mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen e tij, në përputhje me dispozitat relevante të kodit të procedurës penale. I pandehuri Kurti ishte ftuar në gjykatë më datën 9 Shkurt 2010. 

Kurti ishte akuzuar për pjesëmarrje në një turmë njerëzish që  ka kryer vepër penale; pjesëmarrje në një grup që  ka penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrës së  tyre zyrtare dhe thirrje për rezistencë. Këto tri shkelje supozohet se janë kryer gjatë demonstratave të datës 10 Shkurt 2007. 

Prokuroria përfaqësohet nga Zyra e Prokurorisë Speciale të Kosovës (ZPSK).   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)