Gjykata Speciale pritet të votohet të hënën
Ky ishte vendimi i sotëm i Kryesisë së Kuvendit, në mbledhjen e saj të përbashkët me kryetarët e grupeve parlamentare, kryesuar nga kryetari Kadri Veseli.
Kjo çështje u përshkua me diskutime për dhe kundër nga anëtarët e Kryesisë dhe përfaqësuesit e grupeve parlamentare.
Një debat të gjerë ngjalli edhe propozimi për mocion procedural i grupeve parlamentare opozitare lidhur me procedimin në seancën plenare të radhës, të Projektrezolutës lidhur me krimet e kryera nga Serbia gjatë viteve 1998-1999.
Propozimi u përkrah edhe nga përfaqësues të grupeve parlamentare në pozitë, mirëpo u kontestua në kuptimin procedural. Rrjedhimisht, nuk mori përkrahjen e shumicës së anëtarëve të Kryesisë për të hyrë si pikë e rendit të ditës në seancën e radhës.