Gjykata Kushtetuese vendos sot për ligjshmërinë e qeverisë Hoti

Prishtinë, 2 dhjetor - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës do të mbajë sot seancë dëgjimore publike në të cilën do të shqyrtohet kërkesa KO95/20, që për objekt të shqyrtimit ka: “Vlerësimin e kushtetutshmërisë së Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës Nr. 07/V-15, të miratuar më 3 qershor 2020, përkitazi me zgjedhjen e Qeverisë së Kosovës”.
Për shkak të rrethanave të krijuara si rrjedhojë e pandemisë COVID-19, seanca dëgjimore publike do të mbahet online nëpërmjet video konferencë apo përmes platformës Zoom.
Gjykata ka ndërmarrë të gjitha masat adekuate dhe në përputhje me udhëzimet e institucioneve shëndetësore për mbarëvajtjen e punës së gjyqtarëve gjatë seancës dëgjimore.