20 Janar 2025

Gjykata Kushtetuese shpërblen kundërligjshëm anëtarët e saj

Prishtinë, 5 qershor - Institucioni më i lartë i kontrollit mbi pushtetin legjislativ dhe ekzekutiv, Gjykata Kushtetuese e Kosovës (GJKK) ka shkelur rregullat financiare të thesarit me rastin e shpërblimit të anëtarëve të saj në dy komisione të brendshme.

Raporti i Auditorit të Përgjithshëm vë në pah se ky institucion ka shpërblyer kundërligjshëm anëtarët e saj për punën që kanë bërë.

“GJKK, kishte ekzekutuar pagesa për grupet e brendshme punuese për aktivitete të kryera gjatë orarit të rregullt të punës. Njëri grup punues ishte themeluar për monitorimin e ekzekutimit të vendimeve të GJKK-së, ndërsa tjetri për bashkëpunim ndërkombëtar të GJKK-së. Të dyja grupet punuese i kishin nga pesë anëtar. Pagesa për këto grupe punuese për periudhën dy mujore ishte në vlerë 3,200 euro”, thuhet në raportin e auditorit.

Sipas rregullës financiare nr. 01/2013/MF për shpenzimin e parave publike, pagesat për komisionet e brendshme për punë e bërë gjatë orarit të rregullt të punës nuk janë të lejueshme.

Lidhur me këtë çështje, auditori vlerëson këtë si rrezik ngase shpenzimet e shkaktuara, të cilat nuk janë në pajtueshmëri me rregullat e financiare të thesarit mund të kenë efekte financiare për buxhetin e GJKK-së. Kjo mund të shkaktojë kosto shtesë për buxhetin e tyre.

/Tribuna/

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)