19 Maj 2024

Gjykata Kushtetuese s’e njeh luftën e UÇK-së

Prishtinë, 10 mars - I plagosur në betejën e Koshares gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ish-ushtari A. A. është ndjerë i fyer nga Gjykata Kushtetuese e cila, në një aktvendim të saj, luftën e UÇK-së të vitit 1999 e quan trazirë, ndërkaq betejën e Koshares e quan konflikt, shkruan Zëri.

A. A. këtë “fyerje” nga gjykata e ka marrë përmes një aktvendimi të shpallur në nëntor të vitit të kaluar, i cili kishte të bënte me një ankesë që i plagosuri i luftës e kishte bërë për shkak se i ishte mohuar pensioni i invalidit nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

I pakënaqur me vendimin e kësaj ministrie, A.A. i ishte drejtuar gjykatës më të lartë në vend në majin e vitit të kaluar, duke pretenduar se kjo gjykatë “do t’ia gjejë çarën”.

Lëre më që aktvendimi e ka shpallur si të papranueshme kërkesën, por i njëjti organ e ka rënduar edhe më shumë ish-ushtarin e UÇK-së, i cili preferon të mos i përmendet emri.

“Parashtruesi ishte pjesëtar i UÇK-së gjatë trazirave në Kosovë në vitet e 90-ta dhe ishte i plagosur gjatë konfliktit”, thuhet mes të tjerash në vendimin e Kushtetueses, tek pjesa ku bëhet fjalë për përmbledhjen e fakteve rreth rastit në fjalë.

Ky vendim, një kopje të të cilit e posedon gazeta, e ka rënduar fort A.A., por edhe pjesëtarët e tjerë të shoqatave të dala nga lufta e fundit në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)