Gjykata Kushtetuese: PDK ka të drejtë të formojë qeverinë e re
Prishtinë, 30 qershor - Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka marrë vendimin unanim se Partisë Demokratike të Kosvës (PDK) i takon të jetë mandatarja e ardhshme e qeverisë, madje dy herë.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës ketë vendim e ka marrë vendim pas kërkesës së parashtruar nga presidentja Atifete Jahjaga për pyetjet e presidentes se kë duhet ta mandatojë për formimin e qeverisë së re.
Sipas burimeve të PDK-së, vendimi është marrë që të premten më datë 27 qershor.
Nëse herën e parë nuk kalon Thaçi, prapë herën e dytë PDK do ta ketë mandatarin por me kandidat tjetër, ka thënë ky burim brenda PDK-së.
Sipas këtij vendimi i bie që edhe pozita e kryetarit të Kuvendit të Kosovës i takon PDK-së, pasi Kushtetuesja e përcakton shumicë partinë që i ka fituar zgjedhjet më 8 qershor.
Ndërsa gjykata ende nuk e ka shpallur vendimin e saj zyrtar.