Gjykata Kushtetuese: Kushtetuta u shkel me zgjedhjen e Pacollit
Prishtinë, 28 mars - Gjykata Kushtetuese rrëzon zgjedhjen e Behxhet Pacollit si president. Nepër mediat kosovare është publikuar njoftimi i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për kërkesën e LDK-së që të vlerësoj zgjedhjen e presidentit Behxhet Pacolli në 22 shkurt 2011.
"Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë, vlerësimi i kushtetutshmërisë të Vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i 22 shkurtit 2011.
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës më 28 mars 2011, ka shqyrtuar dhe votuar lidhur me rastin KO 29/11, "Sabri Hamiti dhe deputetë të tjerë. Vlerësimi i kushtetutshmërisë të vendimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, i datës 22 shkurt 2011.
Gjykata Kushtetuese, njëzëri vendosi që të shpall kërkesë të pranueshme dhe me shumice votash, dhe me dy gjyqtar mospajtues, shpall se Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Nr. 04-V-04, lidhur me zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës, me datë 22 shkurt 2011, është jo kushtetues pasi është në kundërshtim me kërkesat e nenit 86 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe parimet demokratike të mishëruara aty.