Gjykata Kushtetuese ka vendosur për mandatarin
Prishtinë, 30 qershor - Gjykata Kushtetuese e ka shqyrtuar rastin KO103/14, të parashtruar nga presidentja e Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Gjykata Kushtetuese në një njoftim për media ka bërë me dije se vendimin do ta publikojë në ditët e ardhshme.
Të hënën, më 30 qershor 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka shqyrtuar dhe ka vendosur për rastin KO103/14, të parashtruar nga Presidenti i Republikës së Kosovës, përkitazi me vlerësimin e përputhshmërisë së nenit 84 [Kompetencat e Presidentit], paragrafi 14, me nenin 95 [Zgjedhja e Qeverisë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Gjykata Kushtetuese do ta publikojë vendimin në ditët në vijim, është thënë në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.