Gjykata Kushtetuese ka krijuar një moment të ri politik
Prishtinë, 28 dhjetor - Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati ka deklaruar se Gjykata Kushtetuese, me aktgjykimin për Asociacionin e komunave me shumicë serbe ka krijuar një moment të ri politik, në funksion të fillimit të një dialogu të brendshëm politik.
Ai tha për Epokën e re se mosgatishmëria e subjekteve politike për dialog të brendshëm do ta dëmtojë të ardhmen e vendit dhe të popullit.
Sipas liderit të LB-së, aktgjykimi i Kushtetueses duhet të shërbejë si një doracak apo udhërrëfyes për krijimin e statutit të Asociacionit.