Gjykata Kushtetuese ka bërë punë të madhe në dy vitet e shkuara
Prishtinë, 21 tetor - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, ka pritur në takim Kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë.
Në këtë takim, Ministri Kuçi ka njoftuar mysafiret për punët që janë duke i bërë institucionet e Kosovës në reformimin e sistemit të drejtësisë.
Besoj që është dite e mirë për drejtësinë në Kosovë, është një nderë i madh edhe për mua edhe për Ministrinë e Drejtësisë, që pata mysafirë këtë delegacion të Gjykatave Kushtetuese dhe që pata mundësi të bisedojmë për të arriturat e drejtësisë në Kosovë, për reformat e thella që po i bëjmë në sferën e drejtësisë dhe për punën e madhe e të mirë që e ka bërë Gjykata Kushtetuese e Kosovës në dy vitet e shkuara, punë që duhet admiruar dhe ku ekziston një mendim i tërësishëm i politikës dhe qytetarëve të vendit tonë, që është një gjykatë konkurrente me gjykatat tjera në rajon e me gjerë, deklaroi Ministri Kuçi.
Ministri Kuçi premtoi ndihmë të vazhdueshme infrastrukturore, buxhetore dhe në përzgjedhjen e gjyqtarëve në kuptimin e integritetit profesional e personal për Gjykatën Kushtetuese të Kosovës dhe shprehi inkurajimin e tij për vazhdimin e bashkëpunimit të mirë që kjo gjykatë ka me gjykatat e rajonit dhe më gjerë.
Ndërsa, Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese të Kroacisë, Prof. Dr. Jasna Omejec, e cila foli në emër të delegacionit, kërkoi nga qytetarët e kosovës të kenë besim të plotë në Gjykatën Kushtetuese.
Dëshiroj të porosisë qytetarët e Kosovës se detyra e Gjykatës Kushtetuese është e pazëvendësueshme në zhvillimin e të ardhmes. Kam besim absolut që Gjykata Kushtetuese e Kosovës mundet të zbatojë ata që e kërkon shoqëria demokratike. Ajo është investim në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut, tha Kryetarja Omejec.
Kryetarët e Gjykatave Kushtetuese të Shqipërisë, Kroacisë, Maqedonisë dhe Gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese të Portugalisë, po qëndrojë për vizitë në Kosovë, ku po marrin pjesë në shënimin e vitit gjyqësor të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.