05 Maj 2024

Gjykata Kushtetuese i shfuqizon privilegjet e deputetëve

Prishtinë, 9 dhjetor - Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se gjatë punës në grupin punues të Komisionit për Legjislacion, për shqyrtimin e neneve në ligjin "Për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit", të pezulluara nga Gjykata Kushtetuese, deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje! propozoi dhe argumentoi anti kushtetutshmërinë për sa i përket pikëpamjes juridike dhe jo përputhshmërinë me gjendjen social – ekonomike të Kosovës. 

Këto propozime sipas Vetëvendosjes pak a shumë konsistonin në disa nga nenet që kanë të bëjnë me privilegjet e deputetëve nuk përkojnë me gjendjen ekonomike e sociale në vend madje edhe janë antikushtetuese.

Posaçërisht nenet që kanë të bëjnë me pensionin suplementar. Parashikohej që: Deputeti me 1 mandat merr 50 % të pagës së deputetit, Deputeti me 2 mandate merr 60% të pagës së deputetit dhe Deputeti me tri mandate merr 70% të pagës së deputetit

Gjithashtu sipas kësaj levizjeje shqetësim mbetet edhe mosha e pensionimit të deputetit ngase në asnjë shtet të Bashkimit Evropian dhe shumicën e vendeve të rajonit deputetët nuk gëzojnë pension suplementar para moshës 55 vjeçare.

Në Francë, Itali pas moshës 60 vjeçare ndërsa në Danimarkë 67 vjeçare Britani, Gjermani, Holandë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë pas moshës 65 vjeçare.

Nëse e krahasojmë pensionin bazë në Kosovë me rrogën bazë që e mer deputeti kjo i bie më shumë se pesëmbëdhjetëfish.

Po ashtu nëse e krahasojmë pensionin bazë në     Kosovë me pensionin suplementar të deputetit, ky i fundit është dhjetëfish më i lartë. I njëjti problem është nëse llogarisim pagën mesatare në Kosovë (250 euro) me     pagën bazë të deputetit (1488 euro) e cila është gjashtëfish më shumë sesa paga mesatare.

Gjatë muaj prill 2011, Komisioni për Legjislacion përkundër kundërshtimeve, me shumicë votash konstatoi se nenet në fjalë janë në pajtueshmëri me ligjin dhe Kushtetutën dhe me konventat ndërkombëtare për të drejtat njeriut.

Ky komision vlerësoi se ligji nuk është në mospajtim me Kushtetutën dhe me konventat ndërkombëtare. Komisioni gjithashtu vlerësoi që dispozitat e theksuara të Ligjit për të drejtat dhe përgjegjësit e deputetit janë dispozita speciale që përcaktojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e kategorisë së personave që kanë statusin e funksionarëve publik dhe nuk janë në mospërputhje me Kushtetutën dhe praktikat parlamentare ndërkombëtare. Gjithashtu komisioni kërkoi  nga Gjykata Kushtetuese që kërkesën nga Avokati i Popullit ta konsiderojë të pabazuar.

Vendimi i 8 dhjetorit i Gjykatës Kushtetuese që i shfuqizoi pikërisht pikat e këtyre “dispozitave speciale” sipas grupit parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje!është për t’u përshëndetur trefish; së pari për pamundësimin e teprive të radhës në shpërdorim të fondeve publike, së dyti si hap drejt vendosjes së drejtësisë sociale ndërmjet grupeve shoqërore, kontributi i të cilëve është po aq i vlefshëm sa i deputetëve, së treti për vendosjen e precedentit që lidhet me përputhshmërinë e ligjeve në vendin tonë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)