17 Janar 2025

Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesën e Listës Serbe për Trepçën

Prishtinë, 31 tetor - Gjykata Kushtetuese ka refuzuar kërkesën e Listës Serbe për tu shqyrtuar kushtetutshmëria e ligjit për Trepçën, të aprovuar javë më parë nga Kuvendi i Kosovës.

Përfaqësuesit e Listës Serbe para dy javësh kanë dorëzuar për interpretim Ligjin për gjigantin ‘Trepça’ në Gjykatën Kushtetuese, i cili është miratuar ditë më parë në Kuvendin e Kosovës.

Në ditën kur u votua Ligji për Trepçën, deputetët e Listës Serbe e kishin bojkotuar këtë seancë në shenj pakënaqësie.

Ndryshe, 93 deputetë kanë marrë pjesë në votimin për miratimin e Ligjit për Trepçën. Prej tyre 79 kanë votuar “për”, asnjë “kundër” dhe ka pasur 14 abstenime.

Nëse Ligji për Trepçën nuk do të hynte në fuqi deri më 2 nëntor, gjiganti ekonomik do të mund të shkonte në likuidim sipas vendimit të Dhomës së Veçantë të Gjykatës Supreme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)