Gjykata Kushtetuese do shqyrtojë imunitetin
Prishtinë, 21 korrik - Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka pranuar kërkesën për shqyrtimin e imunitetit të deputetëve, presidentit, kryeministrit dhe anëtarëve të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Mediat kosovare publikojnë këtë lajm, duke përmendur prononcimin e një zyrtari.
Në përgjigjen e tyre ata nuk japin ndonjë afat kohor se kur mund të merret vendimi i Gjykatës, por thonë se do të marrë vendim të duhur kur rasti të jetë i përgatitur për vendim.