Gjykata Kushtetue pa kuorum për së paku një muaj
Prishtinë, 16 shtator - Amerikani Robert Carolan ka refuzuar të shërbejë më tutje si gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese, akt ky që ia pamundëson këtij mekanizmi të trajtojë materie të karakterit politik.
Pa të Kushtetuesja nuk e ka kuorumin.Por është paralajmëruar zëvendësimi i shpejtë i këtij gjyqtarit, që do të bëhet nëpërmjet një procedure që nuk e parasheh Kushtetuta. Bazë legale do të merret letërkëmbimi Jahjaga-Ashton.
Megjithëkëtë, sipas burimeve të gazetës, edhe ky zëvendësim i shpejtë do të marrë kohë më shumë se një muaj, ngaqë duhet të shkohet nëpërmjet konkursit publik.
Për pasojë, veprime që mund të ndodhin të enjten në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës mund të mos kenë adresë për tiu trajtuar kushtetutshmëria.
/Koha Ditore/