23 Dhjetor 2024

Gjuha toksike dhe lajmet e rreme mjaftë dominuese në Kosovë

Prishtinë, 15 shkurt - Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) organizon lansimin e raportit “Monitorimi i deklaratës së mirësjelljes në media sociale gjatë zgjedhjeve lokale 2021”.  

Gjuha toksike dhe lajmet e rreme kanë qenë mjaftë dominuese në Kosovë, gjatë periudhave zgjedhore dhe jo vetëm.

Me qëllim të përmirësimit demokratik të gjuhës së përdorur në rrjete sociale, Instituti D4D ka bashkëpunuar me partitë politike, shoqërinë civile, mediat dhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me qëllim të krijimit të kodit të mirësjelljes në rrjetet sociale.

Partitë politike dhe mediat janë zotuar për mos përdorimin e diskursit toksik në rrjete sociale, duke marrë këto zotime publikisht, në ndërkohë që anëtarët e shoqërisë civile janë zotuar për monitorim dhe raportim në rast shkelje.

Gjatë këtij lansimi do të raportohet për shkeljet e Deklaratës së mirësjelljes në  27 komuna të ndryshme, dhe shkeljet që janë bërë nga partitë politike dhe mediet gjatë dy roundeve të zgjedhjeve lokale të vitit 2021, ku dominuese ishte gjuha e urrejtjes.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)