05 Maj 2024

GJND-ja legjitimoi shpalljen e Pavarësisë

Prishtinë, 22 dhjetor - Ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka pritur sot në takim Michael Wood, Avokat dhe ish-përfaqësues ligjor i Republikës së Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në rastin e opinionit këshillëdhënës rreth ligjshmërisë së Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës.

Me këtë rast, Zëvendëskryeministri Kuçi ka falënderuar Avokatin Wood, për punën që ka bërë në prezantimin e drejtë të çështjes së Kosovës, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë si dhe prezantimin e legjitimitetit demokratik dhe juridik të vullnetit që Kosova ka pas për gati një shekull.

Gjithashtu, Zëvendëskryeministri shprehu falënderim për të gjithë bashkëpunëtorët e tij, të cilët bënë që Kosova në drejtësinë me të lartë ndërkombëtare, ta legjitimojë shpalljen e pavarësisë.

Në anën tjetër, Avokati Wood tha se opinioni i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në rastin e Kosovës, ka qenë edhe një fitore tjetër e saj.

Ai tha se Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka pranuar opinionin, përkundër që Serbia është munduar që të nxjerrët një rezolutë që do të ishte jo e dobishme për të ardhmen e Kosovës, mirëpo Kosova me miqtë e saj, kanë arritur që të mos bëhet kjo dhe Asambleja e Përgjithshëm e OKB-së ka miratuar një rezolutë e cila ka dërguar në dialogun teknik.

Sipas tij, në dialogun teknik ka pasur progres, por ka pasur një ngecje me implementim nga ana e Serbisë.

Avokati Michael Wood po qëndron në Kosovë me ftesë të Ministrisë së Drejtësisë, ku dhe do të nderohet me çmimin “Sali Çekaj” për drejtësi për vitin 2011, për meritë të jashtëzakonshme në drejtësi dhe mbrojtje profesionale të ligjshmërisë së Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës pranë GJND -së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)