20 Janar 2025

Gjini: PDK-ja udhëhiqet nga kupola e krimit

Prishtinë,  27 shkurt - Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini ka lëshuar akuza të rënda në drejtim të Partisë Demokratike të Kosovë  dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Për PDK-në Gjini ka thënë se udhëhiqet nga kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar, kurse për LDK-në ka thënë se udhëhiqet nga fundërrinat.

\"Udhëheqësit e PDK po që janë kupola e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Askush nuk e ka asnjë dilemë për këte, madje as ata që i mbështesin. Por puna të paktën poaq keq po del edhe me LDK.\"

\"Njerëzit që e mbajnë pushtetin e LDK janë njerëzit më të pandershëm dhe më të pafytyrë në cilindo rast.\"

\"Kanë fituar vota duke e luajtur rolin e viktimës, kjo është e vërtetë. Por tani, nëse kanë qenë viktimë dhe i votojnë kriminelët që vet i kanë akuzuar gjatë gjithë kohës, janë qyqarë të pandershëm, të korruptuar dhe të pagjak. E nëse kanë akuzuar pa pasur fakte vetëm sa për të fituar vota, janë qyqarë, të korruptuar, gënjeshtarë, kundërinstitucionalistë dhe antikombëtarë\", thekson Gjini.

Me pak fjalë nëse SHIK apo kushdoqoftë tjetër sipas tij i ka vra e këta bëhen me ta, janë fundrrina.

E nëse SHIK apo kushdoqoftë nuk i ka vra sipas tij e këta i kanë akuzuar pa fakte, prapë janë fundrrina.

\"Duhet të ketë moral në politikë! Dhe do të ketë. Shpejt e merrni vesh. Në cilindo variant, shumë bre të lig u treguat! Mos shitni kopalla për asgjë kurrë më.\"

\"Kur po e shoh çfarë jeni në gjendje të bëni, nuk do të befasohesha fare nëse del se vrasësit janë nga rradhët tuaja\", ka shkruar Gjini. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)