Gjilani vendi ku lindin Deputetët e Platformës për Drejtësi
Prishtinë, 21 mars - Kryetarja e Degës së PD-së në Gjilan znj. Selvete Shurdhani, priti në një takim Liderin e Platformës për Drejtësi në PD Sylejman Çerkezi me bashkëpunëtor, ku ky i fundit u prit edhe nga kryesia e degës dhe disa intelektual nga Anamorava.
Kryetarja e degës znj. Shurdhani me këtë rast shprehi mirëseardhje në këtë takim për Liderin e kësaj Platforme brenda PD-së, dhe ndër tjera potencoj edhe njëherë se Gjilanasit dhe Anamorava janë bastion i fuqishëm i këtij lidershipi si dhe vend nga i cili lindin deputetët për Kuvendin e Kosovës.
Sylejman Çerkezi, me këtë rast, falënderoi kryetaren e degës dhe të pranishmit për këtë pritje dinjitoze që i bënë dhe ndër tjera deklaroi se pa unifikim, objektivat e kësaj Platforme nuk mund të arrihen asnjëherë.
Me lidershipin politik të cilin e kemi në Anamoravë, ne mund të sfidojmë edhe të pamundurën politike nëse duam të arrijmë objektivat tanë. Ju jeni dëshmi e gjallë e kësaj Platforme që me punën tuaj dëshmuat sukses dhe qendrës në mbrojtje të amanetit dhe të programit të vlerave të PD-së, dhe me emër të Zotit edhe kësaj radhe do të triumfojmë përballë sfidave të kohës deklaroi z. Çerkezi.