21 Janar 2025

Gjilani e Anamorava do ta ngrenë zërin për Republikën!

Prishtinë, 11 dhjetor - Opozita e Bashkuar po vazhdon veprimtarinë e saj kundër dy marrëveshjeve tepër të dëmshme për Republikën e Kosovës, asaj për “Zajednicën” dhe asaj për Demarkacionin me Malin e Zi.

Të shtunën, më datë 12 dhjetor, bashkë me qytetarë të Gjilanit e të krejt Anamoravës do të mblidhemi në Manifestimin për Republikën që do të mbahet në orën 13:00 para teatrit të qytetit në Gjilan.

Gjilani dhe Anamorava janë një prej regjioneve më të prekura prej decentralizimit etnik, i cili sot po shndërrohet në \"Zajednicë\". Copëtimi i Anamoravës, krijimi i enklavave etnike serbe, pengon zhvillimin infrastrukturor, ekonomik dhe shtetndërtues në këtë regjion.

Për këto dëme, janë më se të vetëdijshëm qytetarët e Gjilanit dhe të Anamoravës, të cilët masivisht e kanë nënshkruar peticionin kundër dy marrëveshjeve në shtatorin dhe tetorin e këtij viti.

Në 12 dhjetor Gjilani do të thotë fjalën e vet, dhe do t’i bashkohet tërë Kosovës në ngritjen e zërit dhe kundërshtimin popullor ndaj dy marrvëshjeve kriminale, të cilat janë nënshkruar pa e marrë parasysh vullnetin qytetar, pa përfshirë opozitën, dhe pa transparencë.

Të nderuar bashkëqytetarë, ju ftojmë që të merrni pjesë dhe të njoftoni familjarët, bashkëpunëtorët e fqinjët tuaj. Takohemi së bashku në sheshin para teatrit të qytetit, në orën 13:00, në Gjilan.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)