18 Janar 2025

Gjermania shprehet për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 31 tetor - Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur të enjten në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin Blomeyer për progresin që po arrihet në Kosovë, për forcimin e shtetësisë dhe subjektivitetit ndërkombëtar.

Hoxhaj veçoi avancimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Ministri i Jashtëm i Kosovës, duke iu referuar hapjes së negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, ka veçuar angazhimin e fuqishëm të Qeverisë për përmbushjen e agjendës integruese evropiane.

Hoxhaj po ashtu ka shprehur mirënjohjen e popullit dhe Qeverisë së Kosovës për përkrahjen e Gjermanisë në të gjitha proceset, duke kërkuar mbështetje të mëtejshme të Gjermanisë, si një ndër partnerët kryesor strategjik të Republikës së Kosovës.
 
Ministri Hoxhaj vlerësoi lartë edhe bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, duke theksuar vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të shkëmbimeve me Gjermaninë.

Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë, Peter Blomeyer, e uroi ministrin Hoxhaj për hapjen e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, duke shprehur mbështetjen e mëtutjeshme të Gjermanisë për Kosovën.

Ambasadori Blomeyer po ashtu shprehu vullnetin e Gjermanisë për thellimin e bashkëpunimit bilateral me Republikën e Kosovës..

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)