Gjermania: Qeveria e re çështje e Kosovës

Prishtinë, 11 qershor - Edhe ambasada Gjermane në Kosovë, thotë se është në dorë të vet palës kosovare që të krijojë qeverinë e re.
Kështu ka deklaruar për Zërin, zëvendës ambasadori Gjerman në Kosovë Matthias Kiesler.
Është çështje e palës kosovare të krijojë një qeveri brenda rendit kushtetues, tha Kiesler për gazetën.
Shumë pak zyrtarë ndërkombëtarë janë deklaruar lidhur me zhvillimet e fundit politike, gjegjësisht marrëveshjes së opozitës në Kosovë për të krijuar një qeveri.