20 Janar 2025

Gjermania përkrahëse e fuqishme e Kosovës

Prishtinë, 23 qershor - Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka takuar të hënën ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Peter Blomeyer, më të cilin bashkëbiseduan për përmbylljen MSA-së për Kosovën dhe marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy vendeve.

Ministri Hoxhaj e njoftoi ambasadorin edhe për progresin e arritur në Kosovë, veçmas në çështjen e përfundimit të obligimeve sa i përket liberalizimit të vizave dhe nënshkrimit të MSA-së për Kosovën.

Hoxhaj po ashtu ka falënderuar Qeverinë gjermane për përkrahjen në të gjitha iniciativat e shtetit të Kosovës sa i përket të ardhmes euroatlantike, duke u konfirmuar si një prej partnerëve kryesor strategjik të Kosovës.

Temë diskutimi ndërmjet ministrit Hoxhaj dhe ambasadorit Blomeyer ishte edhe fuqizimi i mëtejshëm i bashkëpunimit bilateral ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në të gjitha fushat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)