Gjermania në përkrahje të mërgimtarëve nga Kosova
Munih, 19 mars -Ministri i Diasporës i Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, u prit në Munih të Gjermanisë nga eurodeputeti Bernd Posselt.
Në takim u bisedua për zhvillimet politike në Kosovë, me theks të veçantë për proceset nëpër të cilat shteti i Kosovës do të kaloj në të ardhmen.
Ministri Makolli falënderoi eurodeputetin Posselt për ndihmën që shteti gjerman i ka dhënë dhe po vazhdon ti jep Republikës së Kosovës.
Duke e falënderuar z. Poselt për përkrahjen e vazhdueshme të tij për Kosovën si eurodeputet dhe për përkrahjen e mërgimtarëve tanë që jetojnë në Gjermani, Ministri Makolli, tha se shteti i Kosovës ka nevojë për miq, të cilët me kohë janë radhitur në krah të së drejtës së popullit të Kosovës për Liri e Pavarësi.
Ministri Makolli e njoftoi nikoqirin edhe me objektivat që ka Ministria e Diasporës, duke potencuar se, vetëm në shtetet gjermano folëse jetojnë rreth 80 për qind e të gjithë mërgimtarëve nga Kosova.
Ai e njoftoi eurodeputetin Posselt me politikat e Qeverisë së Kosovës në për përkujdesje të diasporës që njëherësh nxisin edhe integrimin e tyre.
si dhe për pozitën e pjesëtarëve të diasporës kosovare në Gjermani.
Ministri Ibrahim Makolli, e informoi eurodeputetin Posselt edhe me rrjedhën e Konsultës për Arsimin Plotësues që Ministria e Diasporës e mbajti në Shtutgard.
Me këtë rast, eurodeputeti gjerman Bernd Posselt, premtoi angazhimin e tij edhe në të ardhmen për përkrahje të mërgimtarëve nga Kosova që jetojnë në Gjermani.
Ai po ashtu e njoftoi Ministrin Makolli me takimet e tij të vazhdueshme me zyrtarë dhe eurodeputetë nga 5 vende të BE-së që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës dhe kërkuar nga ta që të ndikojnë në qeveritë e vendeve të tyre që ta bëjnë një gjë të tillë.