Gjermania mirëpret raportin për demarkacion
Prishtinë, 31 mars - Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka mirëpritur raportin e Komisionit Ad hoc ndërkombëtar për shqyrtimin e procesit të demarkacionit kufitar ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi.
Ajo që vë në dukje është se Komisioni ka gjetur se procesi i përcaktimit ka kënaqur në mënyrë të qartë normat ndërkombëtare dhe ka bërë thirrje për hapa për ta përmirësuar menaxhimin e kufijve dhe forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve. Ai u bënë thirrje të gjitha palëve ti shqyrtojnë me kujdes gjetjet e Komisionit, ti sjellë marrëveshjet bilaterale për ratifikim dhe për tu kthyer në një dialog paqësor për çështjet thelbësore në Kuvend, thuhet në deklaratën e Ambasadës Gjermane në Prishtinë.