06 Maj 2024

Gjermania është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën

Prishtinë, 7 shtator - Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Prof. Dr. Hajredin Kuçi, priti në takim njoftues ambasadorin e ri të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Ernst Reichel, me të cilin ka biseduar për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit të Kosovës me Gjermanin në fushën e drejtësisë, fushën ekonomike dhe të integrimeve evropiane.

Pas këtij takimi, ministri Kuçi ka falënderuar ambasadorin gjermani për mbështetjen e vazhdueshme që Republika e Gjermanisë po jep për Republikën e Kosovës.

“Ne jemi mirënjohës për atë që e ka bërë Republika e Gjermanisë, populli dhe Qeveria gjermane dhe do të provojmë që mbështetjen tash e tutje ta meritojmë dhe bashkërisht të jemi partner të sigurt.\"

\"Ne biseduam konkretisht edhe për bashkëpunimin që e kemi në planin bilateral, do ta përmendi fushën e drejtësisë për çka shpreha gatishmërinë të kemi marrëveshje konkrete edhe në fushën e ekstradimit, të dënimeve gjyqësore dhe të respektimit të tyre. Po ashtu, shpreha gatishmërinë dhe kërkesën që të kemi mbështetjen ashtu sikur e kemi pasur të Republikës së Gjermanisë në procesin e integrimeve evropiane, në dialogun për liberalizimin e vizave, për marrëveshjet dhe marrëdhëniet tregtare me BE-në.\"

\"Ne duhet t’i zhvillojmë aktivitetet tona që i kemi pasur deri me tani në planin politik, ekonomik, kulturor dhe juridik. Republika e Gjermanisë për Republikën e Kosovës është një shtet mike, një prej shteteve me më rendësi në politiken botërore dhe një prej shteteve që ne presim bashkëpunim edhe më të lartë në planin bilateral dhe në planin multilateral”, tha ministri Kuçi.

Ndërsa, ambasadori Reichel tha së Republika e Gjermanisë është e përkushtuar për ta mbështetur Kosovën si me këshilla ashtu edhe me veprime.

“Republika e Kosovës që nga pavarësia e saj, në radhë të parë është një projekt i vet Kosovës, në radhë të dytë është projekt i të gjitha atyre shteteve që e përkrahin dhe në këtë frymë Gjermania është e përkushtuar për të mbështetur Kosovën çoftë nëpërmjet këshillave, çoftë nëpërmjet veprimeve.\"

\"Tani çështja është së Republika e Kosovës dhe shtetet tjera ndërkombëtare të cilat e mbështesin atë, në nivel të barabartë dhe me durim strategjik, të mund të arrin në një gjendje në të cilën i gjithë territori i Kosovës do të mund të kontrollohej nga institucionet e saja”, tha ambasadori gjerman.

Në këtë takim, ministri Kuçi i ka ofruar bashkëpunim të plotë dhe respekt reciprok ambasadorit Reichel dhe ka thënë së do të jenë të mirëseardhura çdo sugjerim e vërejtje që vinë nga shteti mik Gjermania. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)