04 Maj 2024

Gjermania do të vazhdoj të ofrojë mbështetje të qartë për Kosovën

Prishtinë, 19 dhjetor - Kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë, Angela Merkel në vizitën që po bën sot në Republikën e Kosovës tha se Gjermania do të vazhdoj të ofrojë mbështetje të qartë për Kosovën, por kërkoi nga qeveria që të ndërtojë një shtet ligjor dhe demokratik.

Merkel në takim me kryeministrin e Kosovës Hashim Thaç  tha se ka ende punë për t’u bërë, në luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit dhe në procesin e dialogut.
 
“Është shumë i rëndësishëm zhvillimi i Kosovës, në mënyrë që Kosova të bëhet shtet i fuqishëm, demokratik dhe një vend ku luftohet krimi dhe korrupsioni” ka shtuar ajo.

Sa i përket situatës në veri, Merkel tha se ka biseduar me Serbinë, nga të cilët ka kërkuar implementimin e marrëveshjeve, por shtoi se ka punë edhe nga pala kosovare për t’u bërë.

“Ne ia kemi bërë të qartë edhe presidentit serb Tadiç për gjetjen e mundësive për bashkëpunim kufitar dhe jemi të angazhuar që në Kosovë të mos ketë struktuara paralele”, ka shtuar Merkel.

"Në bisedat tona direkte e kemi bërë të qartë se çfarë dëshirojmë ne. Ka nevojë për gjetjen e mundësive për tregti të lirë, për bashkëpunim në aspektin kufitar, dhe që jemi të angazhuar që Serbia në Kosovë të mos ketë struktura paralele."

Ajo ka treguar se këtë e ka thënë edhe në Serbi, dhe e ka treguar edhe në Kosovë se çka presim nga Kosova.

"Mendoj se këtë mund ta sqarojmë edhe nëpërmjet komunikimit, dhe ka qenë kjo edhe arsyeja e bisedës të cilën e kemi pasur sot, çfarë duhet të bëjë Kosova në mënyrë që të ketë progres në këtë drejtim", ka theksuar Merkel.

"Mendoj që është bërë një hap i madh, është radha te pala kosovare që edhe ajo të jap diç nga vetja në mënyrë që të jepet zgjidhje paqësore këtij konflikti, dhe këtu bënë pjesë edhe komunikimi i hapur me Serbinë", ka theksuar në fund ajo.

Nderkaq, kryeministri Thaçi tha se e ka siguruar kancelaren se Kosova do të vazhdojë të përmbush kriteret evropiane.

“Ne duam të jemi pjesë e BE-së, një e treta e qytetarëve tanë jetojnë në Bashkimin Evropian dhe vetëm në Gjernami kemi mbi 250 mijë prej tyre”, ka thënë ai.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Thaçi tha se kjo do të ketë vlerë vetëm kur të fillojë implementimi i marrëveshjeve.

“Historia nuk mund të mbajë peng të ardhmen dhe Kosova e ka të qartë të ardhmen e saj, në NATO dhe në BE. Ne do të jemi të përkushtuar në dialogun me fqinjët dhe duam të kemi marrëdhënie të mira edhe me Serbinë” ka theksuar Thaçi.

Ndersa sa i përket situatës në veri, ai tha se në atë zonë nuk është në konflikt qeveria me banorët, por ligji me anarkinë.

"E sigurova kancelarin Merkel që unë dhe qeveria që unë udhëheq do të punojmë shumë, në përfshirjen e qytetarëve tanë që jetojnë në veri të Kosovës. Ne duam t’ju ofrojmë të gjitha mundësitë më afirmative për qytetarët në veri."

"Ata janë qytetarë të vendit tim, dhe unë e kam për nder dhe obligim kushtetues dhe ligjor  të jemi afër tyre dhe t’ju shërbejmë të gjithëve. Në veri, nuk është në konflikt qeveria me qytetarin, por ligji me anarkinë. Ne do të jemi pranë gjithë qytetarëve ku do në territorin e Kosovës për vazhdimin e ndërtimit të Kosovës demokratike dhe multietnike, të ndërtimit të Kosovës evropiane", theksoi Thaçi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)