Gjermania deportoi në Kosovë 451 persona në 2010-en
Vitin e kaluar në Kosovë janë deportuar 541 persona nga të cilët 76 ishin romë.
Çështja e kthimit të refugjatëve romë nga Kosova është temë aktuale sidomos e organizatave të të drejtave të njeriut, të cilat bëjnë me dije se në Kosovë nuk ka parakushte për pranim të sigurt të refugjatëve.
Përndryshe qeveria gjermane para dy vjetësh kishte paralajmëruar kthimin e rreth 14 mijë njerëzve nga Kosova, ndërsa shtypi pohonte se në mesin e këtyre refugjatëve që e kanë si detyrim kthimin, gjenden rreth 10 mijë romë.