21 Janar 2025

Gjermania angazhohet për heqjen e vizave

Mitrovicë, 4 dhjetor - Ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë,  Angelika Viets, kryetari i komunës, Agim Bahtiri dhe drejtori i DIAKONIE për Kosovë, Bernd Baumgarden, kanë debatuar për çështje me rëndë në një takim me të rinjtë e komuniteteve që jetojnë në Mitrovicë:shqiptarë, serbë, turq, boshnjak, rom ashkali e të tjerë, që është mbajtur në orët e pasdites në Qendrën DIAKONIE, buzë lumit Ibër.

Me këtë rast, ambasadorja Viets ka thënë se është e vërtetë se të rinjtë e Mitrovicës janë më të izoluarit në Evropë dhe se Gjermania angazhohet që liberalizimi I vizave për kosovarët të bëhet sa më shpejt, por që këtë ajo nuk mund ta bëj vetëm pasi që ekziston marrëveshja e Shëngenit dhe se ajo duhet respektuar, pra vendimi merret nga shtetet nënshkruese të saj.

“Sidoqoftë, Gjermania lëshon në vit mbi 35.000 viza për qytetarët e Kosovës, ndër të cilat një numër I madh është I ët rinjve që përfitojnë viza për shkollim, aftësim profesionale etj Po ashtu, Gjermania, duke pas përvojën jot ë mirë të ndarjes së Berlinit,  angazhohet dhe do të bëj përpjekje maksimale që Mitrovica sërish të bëhet një qytet unik”, ka thënë ajo.

Duke u përgjigjur në pyetjen lidhur me mundësitë e punësimit të të rinjve nga Mitrovica në Gjermani, ambasadorja Viets tha se është aprovuar një ligj që hyn në fuqi në fillim ët vitit 2016, I cili ua mundëson të gjithë qytetarëve të Kosovës, që nëse kanë ndonjë kontratë pune me ndonjë kompani gjermane, mund të marrin vizë pune dhe të hyjnë në Gjermani për të punuar.

Ambasadorja e Gjermanisë I ka përgëzuar të rinjtë e Mitrovicës nga radhët e komuniteteve të ndryshme që janë takuar dhe debatojnë e këmbejnë përvoja të ndryshme, duke I inkurajuar që këtë të bëjnë vazhdimisht, me qëllim të tejkalimit të problemeve dhe përmirësimit të raporteve ndëretnike.

Edhe kryetari I komunës, Agim Bahtiri, I ka falënderuar të rinjtë shqiptarë, serbë, turq, boshnjak, rom, ashkali etj,  për vullnetin që po tregojnë për tu takuar dhe bashkëpunuar, duke shtuar se vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet ardhmëria më e mirë për të gjithë.

“Unë bashkë me kryetarin e komunës në veri, Goran Rakiq, kemi punuar shumë në uljen e tensioneve, zgjidhjen e problemeve me interes të përbashkët, ofrimin e komuniteteve dhe në këtë drejtim kemi pas rezultate. Kemi krijuar pra një klimë për bashkëpunim më të mirë të qytetarëve të përkatësive të ndryshme etnike dhe të rinjtë po e shfrytëzojnë këtë, që është shumë mirë, sepse kështu mund të kemi zhvillim ekonomik dhe punësim për të gjithë”, ka thënë ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)