25 Dhjetor 2024

Gjenerali Clark rithekson gatishmërinë që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën

Prishtinë, 7 korrik - Presidentja e Kosovës, dr. Vjosa Osmani u takua me gjeneralin Wesley K. Clark, i cili më 1999 e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër forcave ushtarake të regjimit të Millosheviçit.

Presidentja shprehu kënaqësinë për ta mirëpritur mikun e Kosovës.

"Ju simbolizoni vendosmërinë e botës demokratike për t'u vënë në mbrojtje të jetëve njerëzore, të jetëve të cilat po kërcënoheshin vetëm pse i takonin një etnie tjetër", tha presidentja Osmani.

Sipas saj, gjenerali Clark e gëzon mirënjohjen e përjetshme të popullit të Kosovës.

"Nuk do të jetë asnjëherë e mjaftueshme t'jua ritheksojmë mirënjohjen tonë për atë që ju bëtë për Kosovën në momentet më të vështira të historisë së saj", tha ajo.

"Rrëfimi juaj për Kosovën duhet të vazhdojë të dëgjohet gjithandej botës", tha presidentja Osmani.

Në anën tjetër, gjenerali Clark shprehu kënaqësinë që po rikthehet në Kosovë, aty ku mikpritja dhe mirënjohja për të janë të përhershme.
 
"Ky vend është krijuar falë shpirtit tuaj kryengritës dhe këmbëngultësisë së qytetarëve të këtij vendi për ta fituar lirinë", tha gjenerali Clark.

Ai e ritheksoi gatishmërinë e tij që të vazhdojë ta përkrahë Kosovën sikur edhe deri më tani.

Edhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim gjeneralin Clark.

Gërvalla ka shprehur mirënjohjen e përzemërt të popullit të Kosovës për kontributin e gjeneralit Clark, dhënë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Ne do të jemi mirënjohës gjithmonë për angazhimin tuaj për t’i dhënë fund gjenocidit të Millosheviqit në Kosovë. Ju, ushtarët dhe populli amerikanë keni bërë shumë për lirinë e Kosovës dhe ju falënderojmë nga zemra”, ka thënë ministrja Gërvalla.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)