20 Janar 2025

Gjenerali Breedlove shpreh përkrahje për Kosovën

Prishtinë, 4 shkurt - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, kanë pritur në takime të ndara në takim Komandantin Suprem të NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove.

Jahjaga dhe Mustafa në takim me Gjeneralin Breedlove kanë diskutuar për zhvillimet e fundit politike në vend, situatën dhe sfidat e sigurisë në Kosovë dhe rajon, transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe procesin e integrimit të vendit në NATO.

Presidentja Jahjaga falënderoi gjeneralin Breedlove për kontributin e mijëra ushtarëve të rreshtuar në KFOR për të krijuar ambient të qetë dhe të sigurt në Kosovë që u ka mundësuar institucioneve dhe qytetarëve të vendit të ndërtojnë një shtet demokratik dhe funksional.

Presidentja Jahjaga kërkoi gjithashtu vendosjen e marrëdhënieve formale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe NATO-s si përmbushje e aspiratave të vendit për të realizuar integrimin euroatlantik dhe anëtarësimin eventual në NATO.

Nderkaq duke e falënderuar për përkrahjen e tij dhe të NATO-s për Kosovën, kryeministri Mustafa, shprehu vlerësimet më të larta të qytetarëve për kontributin e KFOR-it për proceset në Kosovë.

Kryeministri Isa Mustafa, po ashtu, e njoftoi Gjeneralin Breedlove për progresin që po arrihet në Kosovë në avancimin e gjendjes së sigurisë, për proceset integruese evropiane, zhvillimin ekonomik, forcimin e shtetit ligjor dhe reformat tjera.

Më tej, kryeministri Mustafa theksoi përkushtimin dhe rezultatet konkrete të Kosovës në luftën kundër radikalizmit të dhunshëm dhe terrorizmit dhe hapat e mëtejmë në kuadër të luftës së përbashkët të koalicionit global kundër këtyre dukurive.  

Gjatë takimit u bisedua edhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, theksoi përkushtimin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e bashkëpunimit dhe dialogut politik me NATO-n.  

“Populli dhe institucionet e Republikës së Kosovës janë plotësisht të përkushtuara në rrugën e tyre euroatlantike dhe ky proces nuk ka alternativë tjetër për Kosovën”, tha kryeministri Isa Mustafa.

Komandanti Suprem i NATO-s, Gjeneralin Philip M. Breedlove, vlerësoi progresin në Kosovë, duke shprehur optimizmin e tij për zhvillimet e mëtejshme.

Gjenerali Breedlove, po ashtu, shprehu përkrahje për Kosovën në hapat e ardhshëm, duke vlerësuar lidershipin e Qeverisë së Kosovës dhe fokusimin e saj në zhvillimin ekonomik dhe proceset tjera zhvillimore.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)