20 Janar 2025

Gjashtë vullnetarë të Korpusit të Paqes betohen para ambasadorit Delawie

Prishtinë, 22 janar - Grupi i parë i gjashtë Vullnetarëve të Korpusit të Paqes me shërbim afatshkurtër ka përfunduar trajnimin orientues parapërgatitor në  Prishtinë pasi që do të fillojnë shërbimin e tyre gjashtë mujor.

Korpusi i Paqes ka nisur programin e saj në Kosovë me 9 shator 2013 kur edhe është nënshkruar marrëveshja ndërshtetërore ndërmjet Korpusit të Paqes dhe Republikës së Kosovës.

Korpusi i Paqes ka marrëdhënie të frytshme me popullin dhe qeverinë e Kosovës. Në qershor të këtij viti pritet të arrijë grupi i tretë i përbërë nga 40 vullnetarë. 

Fillet dhe misioni i Korpusit të Paqes datojnë nga viti 1960 kur senatori i atëhershëm John F. Kennedy sfidoi studentët e Universitetit të Michigan-it për t’i shërbyer shtetit të tyre në kauzën e paqes duke jetuar dhe punuar në shtetet në zhvillim në nivel të homologëve të tyre lokalë.

Nga ky frymëzim u ngrit një agjencion i qeverisë federale i përkushtuar ndaj paqes dhe miqësisë në botë.

Gjer më sot tri qëllimet fillestare të Korpusit të Paqes mbeten të njëjta:  1. Të ndihmojë popullin e shteteve të interesuara për të plotësuar nevojat e tyre për gra dhe burra të aftësuar;  2. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të amerikanëve nga ana e popullit të cilit i shërben; dhe 3. Të ndihmojë në promovimin e të kuptuarit më të mirë të popujve tjerë nga ana e amerikanëve. 

Vullnetarët e Korpusit të Paqes janë të përkushtuar ndaj ndërtimit të kapaciteteve lokale dhe zhvillimit të qëndrueshëm  në nivelin bazë, për dallim nga financimi tradicional i zhvillimit. 

Grupi i ri i vullnetarëve me shërbim afatshkurtër dhanë sot betimin para Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara, Greg Delawie, n­ë një ceremoni në të cilën morën pjesë edhe përfaqësues nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Drejtoresha e Korpusit të Paqes në Kosovë, Dr. Darlene Grant, si dhe stafi i Korpusit të Paqes në Kosovë.

Pas ceremonisë së betimit vullnetarët e rinj me shërbim afatshkurtër zyrtarisht fillojnë detyrat e tyre të shërbimit gjashtë mujor që do të kryhen në mjediset urbane të Republikës së Kosovës.

Javën e ardhshme vullnetarët do të marrin detyrat  e tyre nëpër tërë Kosovën. Gjashtë vullnetarët e rinj do të punojnë në fushën e zhvillimit të bashkësisë përmes komunave .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)