Gjakovës i duhet qeverisja e AKR-së
Gjakovë, 23 maj - Biznesi në Gjakovë do të ketë përkrahje të vazhdueshme edhe në katër vitet e ardhshme nga Qeveria e Kosovës. Zona ekonomike në Gjakovë do të funksionalizohet, Aeroporti i Gjakovës do të kthehet në një ndërmarrje të suksesshme me qindra të punësuar, fabrikat do tu kthehen punëtorëve për ti funksionalizuar ato, tokat e marra nga AKP do ti kthehen komunës, granti qeveritarë për Gjakovën do të dyfishohet.
Këto premtime i dhanë të premten kandidat për deputet nga Aleanca për Kosovë të Re, para biznesmenëve gjakovarë.
Bashkëpunimi që ne, si komunë e Gjakovës, e kemi pas në këto gjashtë muajt e fundit me Qeverinë, ka ndikuar tejmase në zhvillimin ekonomik të komunës sonë. Kjo falë angazhimit të ministrive të udhëhequr nga ministrat e AKR-së.
Ky bashkëpunim duhet të vazhdoj edhe më tej që Gjakovës ti kthehen ditët e mira që i kishte dikur, dhe kjo mund të bëhet vetëm nëse në qeverisje, vazhdon të jetë AKR-ja. Dua ta them edhe një herë, Gjakovës i duhet qeverisja e AKR-së, tha kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari Lila, para biznesmenëve të shumtë gjakovarë.
Këtë fakt e potencuan edhe biznesmenët gjakovarë të cilët u interesuan më shumë për projektet e ardhshme që duhet realizuar në komunës e Gjakovës, dhe sidomos për projektet që do të ringjallnin fabrikat me nam të Gjakovës.
Të udhëhequr nga ministri në detyrë i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj, kandidatët për deputet prezantuan punët e Ministrive të udhëhequr nga ministrat e AKR-së si dhe projektet që priten të realizohen në katër vitet e ardhshme e që ndërlidhen kryekput me komunën e Gjakovës.
\"Nesër fillon aplikimi i bizneseve për të përfituar lehtësira doganore nga Zonat e Lira Ekonomike. Kjo do të thotë që të gjitha bizneset prodhuese që janë në kuadër të Zonës së Lirë Ekonomike do t\'i kenë benefitet e zonës doganore. Nuk do ta paguajnë ngarkesa doganore.
Kjo do t\'ju ndihmojë ekonomive ekzistuese që ta shtojnë numrin e punëtoreve që kanë meqenëse do të kenë ngarkesë më të vogël fiskale doganore. Në të njëjtën kohë do të tërheqim shumë investitorë të ri vendor dhe ndërkombëtare që do të operojnë në komunën e Gjakovës\", ka thënë ministri në detyrë Berndar Nikaj, njëherësh kandidat për deputet në zgjedhjet e 8 qershorit.
Nikaj shpalosi projektin për funksionalizimin e Aeroportit të Gjakovës, që sipas tij do të krijoj qindar vende të reje pune qysh në vitin e ardhshëm, iden për funksionalizimin e fabrikave, projektin për kthimin e tokave të marra nga AKP, tek komuna që më pas do të shfrytëzoheshin për joshjen e investitorëve të huaj që hapin vende të reja pune.
Në presim që bizneset e gjakovare të jenë përfituese të granteve që tani po ndahen nga MInistria e Tregtisë si dhe projekteve të tjera që janë në realizim e sipër, tha Nikaj.
Kandidatët për deputet nga Komuna e Gjakovës në radhët e AKR-së premtuan se në katër vitet e ardhshme Qeveria do të vazhdoj të bashkëpunoj ngushtë me komunën e Gjakovës dhe jo sic ka qenë deri tani, nën qeverisjet e partive të tjera të cilat pos që nuk kanë bashkëpunuar mes veti, ato e kanë penguar biznesin e kësaj komune.