20 Janar 2025

Gjakova për ndërrim pushteti e shtet të fuqishëm

Gjakovë, 21 maj - Qytetarët e Gjakovës në një tubim me kandidatët Driton Ccaushi, Arbërie Nagavci, Gëzim Rexha e Xhevdet Pozhari kanë dëgjuar Alternativën e Lëvizjes VETËVENDOSJE! për industrializim të vendit e bërjen e tij një shtet të fuqishëm.

\"Tash do të jemi ne ata që do t\'u prijmë ndryshimeve në bërjen e vendit tonë, në një vend më të mirë\", ka thënë kandidatja Arbërie Nagavci.

Ndërkaq kandidati Gëzim Rexha foli për politikat sociale të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. \"Si qëllim parësor i VETËVENDOSJE!-s është që të bëhet integrimi i personave dhe kategorive të margjinalizuara dhe të diskriminuara. Ky integrim i shërben edhe integrimit të përgjithshëm dhe kur flas për shtresat e margjinalizuara e kam fjalën edhe për gratë që shfrytëzohen në forma të ndryshme, për të rinjtë që nuk gjejnë punë etj\", ka shtuar ai.

Kryetari Albin Kurti ka thënë se zbutja e pabarazisë është e domosdoshme dhe për këtë është i nevojshëm tatimi progresiv.  Ai po ashtu shpjegoi se me qeverisjen e VETËVENDOSJE!-s mallrat e ushqimit bazë do të kushtojnë më lirë. Ndërkaq, krahas kësaj do të luftohet edhe evazioni fiskal.

Qytetarët e Gjakovës dëgjuan dhe u interesuan edhe për rritjen e pensioneve për të cilën foli Kurti.

\"Kemi nevojë për industrializim të vendit. Ne synojmë që të hapen fabrika të industrisë së lehtë ushqimore, por edhe të industrisë së rëndë. Industria hap vende të reja të punës dhe kjo për ne është prioritet. Prodhimi na bën bashkë, konsumi na largon\", ka thënë Kurti. Derisa ka folur për rritjen e prodhimit si garantim i rritjes së ekonomisë, ai ka thënë se VETËVENDOSJE! angazhohet edhe për të drejtat e punëtorëve.

Lëvizja VETËVENDOSJE! ka mbajtur tubim edhe në Deçan ku kandidatët për deputetë nga Deçani Arben Gecaj dhe Leonora Ukëhajdaraj, bashkë me Kurtin qytetarët kanë bashkëbiseduar mbi pikat e Alternativës Qeverisëse.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)